• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Pas ndarjes nga Bes Kallaku u përfol për një romancë me Ledri Vulajn, Xhensila Myrtezaj sqaron marrëdhënien me reperin! Çfarë po ndodh mes çiftit

04/21/2025
in Showbiz
Pas ndarjes nga Bes Kallaku u përfol për një romancë me Ledri Vulajn, Xhensila Myrtezaj sqaron marrëdhënien me reperin! Çfarë po ndodh mes çiftit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Disa ditë më parë u përfol për një romancë të mundshme mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ky thashethem mori dhënë pasi sipas “Express”, dyshja kanë nisur një romancë dhe dyshimet janë ngritur për shkak se janë parë së fundmi shumë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ledri Vula është parë në ambientet e disa prej lokaleve të Prishtinës me këngëtaren. Gjithashtu dyshja raportohet se janë takuar edhe në Prizren.

Mirëpo zërave për një lidhje mes tyre u ka ardhur fundi, pasi vetë këngëtarja, Xhensila, ka bërë të ditur se ata kanë qenë duke u marrë me një bashkëpunim të cilin shumë shpejt do e lançojnë së bashku.

Teksa ka ndarë coverin e këngës së tyre më të re, Myrtezaj, e cila vetëm pak muaj më parë u nda nga baba i dy fëmijëve, aktori Bes Kallaku, ka hedhur poshtë aludime teksa shkruan: Disa flasin, në këndojmë,” duke bërë tag edhe reperin nga Kosova.

Dhe teksa ishte e ftuar në një intervistë ajo u shpreh se arsye për këtë ndarje u bë mos komunikimi me aktorin e njohur.

“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, u shpreh ajo.

“Në çift duhet bashkëpunim. Kërkohet punë nga të dy partnerët. Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Çdo ditë që kalonte kuptoja që po thyhej më shumë. Ndaj ishte një vendim i marrë nga unë”, u shpreh Xhensila në “Mirëmbrema Yje”.

Për sa i përket Ledri Vules, reperi prej dy vitesh ka shkëputur marrëdhëniet me mamanë e vajzës së tij, Sara Hoxhën.

Mirëpo verën që shkoi reperi u përfol për një romancë me Rina Zaitin, biznesmenja e cila është motra e këngëtarit Ron Zaitit.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri Vula kishte gjetur dashurinë gati një vit pas ndarjes nga blogerja.

Çifti u fotografuan së bashku për herë të parë gjatë pushimeve në jug të vendit, teksa po shijonin momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.

Më pas në fotot ekskluzive të siguruara nga Panorama Plus, reperi është kapur mat me vajzën milionere në aeroportin e Vjenës. Dyshja u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa qëndronin të ulur në stolat në terminalin e aeroportit.

Por duket se tashmë edhe romanca e tyre ka marrë fund dhe ka dyshime se reperi është hedhur në krahët e Xhensila Myrtezajt.

Konfirmimi i ndarjes

Ledri Vula në një intervistë në “Mirëmëngjes Yje” ka konfirmuar ndarjen nga Sara Hoxha duke ia hedhur asaj fajin për fundin e marrëdhënies. Ai u shpreh se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.

sara hoxha ledri vula3

“Kur vjen Poi në Prishtinë, s’ka vend për asnjë tjetër, as për vajzë, ndonjë shoqe të Poit po. Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat.

Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Nuk i duhet kurrë domethënë,

sara hoxha ledri vula

Në fillimin ishte shumë e vështirë për Poin. Kur ia kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo. Tani po rritet me më shumë dashuri”, u shpreh ai.

“Nuk e di, unë vdes për Poin. Do të kisha qejf që Poi të kishte dy motra, edhe djalë. Por për momentin jam mirë me Poin, por nuk i dihet jetës. Gjithmonë ka vend për dashuri, jam i dashur dhe djalë familjar”, u shpreh Ledri Vula,duke lënë të hapur mundësinë e krijimit të një familje të re.

sara hoxha

Blogerja Sara Hoxha, pas deklaratave që ish-partneri i saj Ledri Vula bëri, vendosi të fshijë çdo foto që mbante në profilin e saj me reperin. Tashmë gjithçka që i lidh është vajza e tyre, Poi.

Related

Tags: Bes KallakuLedriXhensila
Previous Post

Shndërrimi i hyrjes së Durrësit, Rama inspekton punimet: I jep pamje tjetër portës hyrëse të qytetit, edhe korsi biçikletash

Next Post

FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët : Ikni ankohuni në Angli po deshet!

Lajme të ngjashme

Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrjetet sociale

Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrjetet sociale

by redaktor2
08/06/2025
0

Lajmi se aktorja amerikane Sidnei Suini është përsëri “single”, ka nisur një fushatë të mirëfilltë mesazhesh nga futbollistë të Premier...

Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale

Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale

by redaktor2
08/05/2025
0

Jori Delli, modelja me origjinë shqiptare shkëlqen në rrjetet sociale. Jori shfaqet gjithnjë në superformë, ndërsa spikat me hiret e...

Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij

Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij

by redaktor2
08/04/2025
0

Dy ditë më parë u bë virale videoja e Jozit dhe Stresit në të cilën ai thotë se çunat e...

Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “foshnjës” së tyre

Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “foshnjës” së tyre

by redaktor2
07/18/2025
0

Lotina Haziri dhe reperi i njohur Mozzik po shijojnë një fazë të lumtur të lidhjes së tyre, e cila tashmë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.