• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Konferenca për prokurimet në Evropë, Balluku: Klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar

06/15/2023
in Politikë, Slider
Konferenca për prokurimet në Evropë, Balluku: Klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëvendës Kryeministrja njëkohësisht ministrja e Energjitikës dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku këtë të enjte ka qenë pjesë e konferencës ndërkombëtare, Prokurimet e Hapura dhe të Qëndrueshme në Evropë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja Balluku në fjalën e saj është shprehur se falë reformave të ndërmarra nga qeveria tashmë vendi ynë është kthyer i sigurtë për investitorët e huaj.

Ndër t5ë tjera ajo është shprehur se lajmet pozitive në fushën e zhvillimit kanë një rëndësi të madhe për integrimin e vendit në BE.

“Ndaj dhe sot është kënaqësi e veçantë, por dhe një vlerësim shumë i rëndësishëm që Shqipëria është zgjedhur nga partnerët tanë ndërkombëtar që të jetë bashkë organizator dhe mikpritës i një konference kaq të rëndësishme, si konferenca mbi prokurimet e hapura dhe të qëndrueshme në Europë.

Unë dua t’ju uroj mirëseardhjen në këtë konferencë të gjithë përfaqësuesve nga 26 vende pjesëmarrës si dhe t’ju ftoj që pavarësisht këtij shiut që po bie shumë gjatë këtij muaji Qershor, Tirana është një vend i bukur që ja vlen të shijohet kështu që orën e lirë që keni jashtë konferencës, unë shpresoj që shiu do të pushoj, se jemi kthyer në një klimë tropikale muajin e fundit, bie për disa orë dhe pastaj pushon, dhe kur del dielli Tirana ja vlen që të shijohet se është një, sipas meje, por që nuk jam shumë objektive, kështu që ju duhet ta shikoni vetë, është një nga kryeqytetet më të bukura të Ballkanit.

Njëkohësisht dua të falënderoj për ftesën bashkë organizatorët e konferencës, Qeverinë e Holandës, Qeverinë e Italisë, përmes Agjencisë të Antikorrupsionit, shumë faleminderit që jeni sot këtu. BERZH, si një nga partnerët strategjik, do ta quaja, financiarë të Qeverisë Shqiptare që ka qenë prezent, jo vetëm duke na mbështetur me paketat e kredive të buta që ofron, por nga ana tjetër duke u bërë dhe një partner në rrugëtimin tonë përsa i përket dijes, në të gjitha proceset e prokurimeve dhe të dizenjimeve të specifikimeve teknike, por edhe të ndarjes së eksperiencës që BERZH ka edhe në vend të tjera.  Sigurisht, dua të falënderoj Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Open Contracting Partnership”, ka thënë Balluku.

Ministrja gjithahstu ka theksuar se e rëndësishme është të theksohet se tashmë kompanitë e huaja kanë filluar që të japin rëndësi investimeve në vendin tonë. Sipas saj pritet që në vjeshte kompania SHELL dhe ENI të japin informacione të rëndësishme për nxjerrjen e produkteve në vendin tonë.

“Do ti referohem një nga kompanive franceze më të mëdha në fushën e energjisë, Voltalia, e cila prej vitesh studionte tregun shqiptar duke pasur edhe disa tentativa për pjesëmarrje deri në vitin 2018. Ndërkohë që me të gjithë reformën që ne kemi bërë në sistemin e prokurimeve apo siç thash dhe me klimën e biznesit duke krijuar konkurrencë të drejt, duke krijuar transparencë në të gjitha proceset tona dhe çfarë është më e rëndësishmja duke shkurtuar kohët burokratike të proceseve përmes sistemeve tona të dixhitalizuara, kemi bërë Shqipërinë që të jetë një vend atraktiv. Kështu që Voltalia, jo një herë, por dy herë ka qenë pjesëmarrëse në ankandet e ndërtimit të parqeve fotovoltaike, pra të energjisë së rinovueshme që është një nga qëllimet kryesore të tranzicionit të gjelbër në Europë dhe me ndihmën e BERZH ne kemi bërë dy procese, transparente të ankandeve të këtyre parqeve fotovoltaike duke pasur si pjesëmarrës disa dhjetëra kompani europiane dhe ndërkombëtare me eksperiencë shumë të qenësishme në fushën e prodhimit të rinovueshëm të energjisë. Voltalia ka fituar dy nga këto ankande duke e rankuar Shqipërinë në listën e vendeve të preferuara nga kompanitë e mëdha, pikërisht për shkak të kritereve që unë përmenda më parë.

Nga ana tjetër, dy raste të tjera të cilat unë krenarisht i përmend shpesh janë Shell dhe ENI. Dy nga kompanitë e ekselencës europiane përsa i përket naftës dhe gazit. Që të dyja tashmë operojnë në Republikën e Shqipërisë dhe ne presim që në fund të kësaj vjeshte të kemi disa rezultate të shkëlqyera pasi informacioni që kemi marrë është i tillë përsa i përket nxjerrjes që këto dy kompani do të bëjnë në Republikën e Shqipërisë.  Kanë ardhur këtu përmes garave konkurruese. Kanë ardhur këtu përmes një negociate shumë të gjatë përsa i përket kontratave të tyre dhe sot, ashtu si Voltalia, ENI dhe Shell janë brande të cilat nderojnë dhe e vendosin Shqipërinë në një stad ndërkombëtar sesi kompani të këtij niveli vijnë në vendin tonë, konkurrojnë dhe më pas kthehen në motorë gjenerues të ekonomisë shqiptare.

Ndërkohë që në fushën e infrastrukturës ku kemi shumë shembuj, por për të mos u zgjatur do ti referohesha një shembulli ekselent që ne kemi, që ka të bëjë me procedurën e përzgjedhjes të konsulentit për hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për portin e ri tregtar në Porto Romano, një vepër e cila nuk i përket vetëm Shqipërisë. Një vepër inxhinierike që i përket Shqipërisë, Kosovës, edhe Maqedonisë së Veriut, duke qenë se ky port i ri që do të ndërtohet në afërsi të Durrësit do të jetë i lidhur me dy porte të tjera të thata të vendosura në Strugë të Maqedonisë së Veriut dhe në Prishtinë të Kosovës”, ka thënë ministrja.

Related

Previous Post

Ministrja e Jashtme: Kosova të dëgjojë partnerët tanë ndërkombëtarë

Next Post

BE: Marrja e masave ndaj Kosovës, vendim jo i lehtë, por i domosdoshëm

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.