Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të ligjit për kushtëzimin e diplomave për studentët e Mjekësisë.
Përmes një reagimi në Facebook, Vasili shprehet se ndërsa studentët protestonin për të drejtat e tyre në temperatura 40 gradë, kryeministri Edi Rama zbavitej në plazh duke i provokuar.
Ai shtoi se një kryeministër që është edhe prind, nuk mund t’u shkaktonte kurrë kaq vuajtje studentëve të tjerë.
Reagimi i Vasilit:
Studentet ne 40 grade, ndersa Rama bente turizem sepse nuk eshte prind!
As mendja me e marrë nuk mund te arrinte deri aty sa te provokonte studentet e mjeksise deri ne kete fare feje.
Ndersa studentet e mjeksise protestonin ne mes te vapes ne 40 grade celsius Edi Rama zbavitej ne plazh dhe bente turizem me makina te hapura.
Ndersa studenteve dhe familjeve ju prishej jeta, nderkohe Rama i provokonte duke treguar se hareja e tij idiote e pushimit ne plazh ishte ajo me kryesorja, ndersa halli dhe andrallat, qe po u krijonte studenteve dhe familjeve te tyre nuk ekzistonte fare.
A eshte Rama nje prind realisht?
Absolutisht qe nuk mund te thuash po.
Prind nuk mund te jesh vetem se ke sistemuar e zgjidhur problemet e femijeve te tu, por duke treguar se mendon si prind kur ke perpara vendime qe lidhen me femijet e te tjereve.
Ndaj rrefimet prinderore te Edi Rames jane shfaqje shume hipokrite si ne forme ashtu edhe ne permbajtje.
Nje kryeminister prind kurre nuk mund te hargalisej neper pushime nderkohe qe per shkak te nje veprimi te tij te çmendur, studentet piqeshin ne diell ne 40 grade per tu mbrojtur nga padrejtesia e tij.
Nje kryeminister prind nuk mund tu shkaktonte kurre kaq vuajtje te padrejta prinderve te thjeshte e te varfer te femijeve studente per te cilet bejne kaq, sakrifica te dhimbshme, qe ata te diplomohen e te behen mjeke.
Bashke me Ramen nuk jane prinder edhe te gjithe ata deputete, qe votonin egersisht kunder studenteve per ti bere qejfin pervers Edi Rames ndersa djemte e vajzat e mjeksise torturoheshin ne vapë.